Për plotësimin e tre vendeve vakante në këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, kanë shfaqur interesin njëzet kandidatë. Aplikimet janë depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë, dhe pjesa dërrmuese e kandidatëve kanë formim ekonomik, me përjashtim të ish kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj e cila vjen nga fusha e jurisprudencës. Tre anëtarët të cilëve u ka përfunduar mandati, kanë aplikuar sërish. Bëhet fjalë për Luljeta Minxhozin, Violeta Stakan dhe Artan Hoxhën.