Dhjetë kandidatë kanë shprehur zyrtarisht interes për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që është krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja. Sipas njoftimit të Presidencës, kandidatët janë: Alaudin Malaj, Alban Toro, Alma Faskaj Vokopola, Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj, Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami dhe Roland Ilia.