Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Fushë Mamurras, në Kurbin, ku një 57-vjeçare ka vrarë me thikë nënën e saj të moshuar. Ngjarja ka ndodhur më datë 30 maj, ku fillimisht rasti u raportua për vdekje natyrale në polici. Por gjatë hetimeve të kryera, agjentët ngritën dyshime të arsyeshme dhe pas verifikimeve zbuluan se 85-vjeçarja kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë.