Elona Kalesha, shqiptarja 36-vjeçare, e cila është vënë në pranga në Itali për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e kufomave të Shpëtimit dhe Teuta Pashos, ka dalë sot para gjykatës. Por sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Kalesha nuk ka folur, duke shfrytëzuar ende të drejtën për të mos dhënë përgjigje as para gjyqtarit Antonio Pezzuti. 36-vjeçarja vazhdon të ndjekë të njëjtën strategji siç bëri të martën duke mos thënë asnjë fjalë edhe para prokurores Ornella Galeotti. Gjykatësi tani do të duhet të vendosë për vërtetimin e arrestit dhe për zbatimin e masës së paraburgimit ndaj gruas. Ky vendim pritet të merret sot pasdite.