Opozita ngiti akuza të forta lidhur me dy nismat kyçe të qevrisë, Operacioni Forca e Ligjit dhe vettingu në polici. Gjatë interpelancës së zhvilluar në Kuvend, me kërkesë së demokratit Ervin Salianji, ministri i brendshëm, Bledi Çuçi, dha llogari për ecurinë e këtyre dy nismave. Sipas Salianjit, Operacioni Forca e Ligjit dhe vettingu në polici u përdorën nga qeveria për të intimiduar subjektet kriminale dhe efektivët e policisë, me qëllim përfshirjen e tyre, në fushatën e 25 Prillit për Partinë Socialsite.