Policia italiane ka vënë në pranga 41-vjeçarin shqiptar, Ervin Sopi, i cili dyshohet se i zhvati 18 mijë euro një shtetasi italian, duke u shtirur si vajzë gjatë bisedave në rrjetet sociale. Ngjarja e pazakontë besohet se është ‘dirigjuar’ nga shqiptari, i cili ishte dhe organizatori i grupit, por mashtrimet e tilla i kryente së bashku me 2 persona të tjerë, gjithashtu të arrestuar.