Vaji i ullirit është në rrugën drejt shndërrimit në një artikull luksi, me çmimin e tij që po rritet në mënyrë të frikshme dhe po shkon në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Në Spanjë, vendi me prodhimin më të madh të vajit të ullirit, me 40-55% të prodhimit të përgjithshëm botëror, çmimi i tij është rritur, ndjeshëm, teksa nga 6.9 euro që kushtonte një litër vaj ekstra I virgjër në fillim të vitit, ka shkuar në 10.34 euro në shtator.