Një politikan kanadez u vendos shumë në siklet, kur u gjend papritur, i zhveshur, në një takim parlamentar në zoom, me kolegë të tjerë. Uill Amos, që përfaqëson distriktin e Kebekut në Pontiac, u shfaq nudo në ekranet e ligjvënësve të tjerë, që sigurisht që u shokuan.