Në mesin e fushatës elektorale, kryeministri australian Scott Morrison, u pengua dhe u rrëzua mbi një djalosh gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, duke u shoqëruar me shumë pasthirrma të spektatorëve. Morrison po luante një ndeshje në Tasmaninë veriore, ku ai kërkoi votat para zgjedhjeve të së shtunës.