Krimi Ekonomik dhe Financiar kanë finalizuar operacionin e koduar “Transaksioni”, duke kapur dhe arrestuar tre shtetas në Fier, të cilët ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor, në mënyrë të paligjshme. Sipas Policisë, në vijim të kontrolleve në terren dhe verifikimeve në subjekte të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive që kryhen në informalitet u arrestuan 3 shtetas të cilët ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në Fier dhe në Lushnjë, pa licencën nga organet kompetente.