Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, që ndodhi në Pejë, në vitin 2022. Në seancën e kësaj të hëne, trupi gjykues ka dënuar dy vite e 3 muaj burgim Aurona Pelajn, e cila është shpallur fajtore se me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj viktimës. Përveç dënimit me burgim, Gjykata I ka ndaluar ushtrimin e profesionit të infermieres për një periudhë prej pesë vitesh, ndërsa janë shpallur të pafajshme Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, të cilat kanë qenë prezente në momentin e rastit të dhunës. tri të akuzuarat nuk kanë qenë të pranishme në seancë.