Top News/ Ushtritë amerikane e kineze ‘flasin’ sërish / Biden e Xi vendosin të kthejnë komunikimet
16/11/2023 11:44

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë pajtuar që t’i rikthejnë komunikimet mes ushtrive, në përpjekje për t’i ulur tensionet, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden. “Ne po u rikthehemi komunikimeve direkte, të hapura, të qarta”, ka thënë ai, pas një takimi të rrallë që ka zhvilluar me presidentin e Kinës, Xi Jinping në Kaliforni, të mërkurën. Kjo është hera e parë që palët kanë biseduar, pas më shumë se një viti. Biden ka thënë se dy liderët janë pajtuar edhe për ta krijuar një linjë direkte komunikimi me njëri-tjetrin. Në një konferencë për media, pas samitit, Biden ka thënë se mungesa e komunikimit ka treguar “si ndodhin aksidentet” dhe ka shtuar se dy presidentët tani "do të mund të kapin telefonin dhe të dëgjohen menjëherë”. Kina i ka ndërprerë komunikimet ushtri-ushtri, vitin e kaluar, pasi Nancy Pelosi, atëbotë udhëheqëse e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, e ka vizituar Tajvanin. Pekini e konsideron Tajvanin si territorin e vet dhe ka kërcënuar me aneksim të tij me forcë, nëse është e nevojshme.

Top Channel/ Merz propozon integrim gradual në Bashkimin Evropian, Shqipëria mirëpret idenë
05/06 23:25
Top Channel/ Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme
05/06 23:18
Top Channel/ Putin refuzon Zelenskyn: Është i pasinqertë
05/06 23:00
Top News- SHBA përplaset me BE në Bosnje/ Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar
05/06 20:50
Top News – Në listë pritjeje për transplant mushkërish, Princesha e kurorës së Norvegjisë
05/06 16:56
Top News- Lëshohet alarmi, 5 dronë ukrainas në arrati/Shpërthim në Rumani, 3 ‘në drejtim të paditur’
05/06 15:46
Top News – Ukraina hedh në erë anijet tregtare / Shkonin në Rusi, 5 marinarë azerbajxhanas të vrarë
05/06 15:37
Top News – Sulm nga Rusia deri në vitin 2030 / Starmer paralajmëron: Duhet të përgatitemi për luftë
05/06 15:32
Top Channel/Zgjerimi i BE, Von der Leyen: Nuk duhet të jetë i ngadalshëm, Shqipëria progres i madh!
05/06 14:58
Top News – Kongresi ‘shuplakë’ Trumpit / 1 mld USD për Ukrainën, 18 republikanë i dalin kundër
05/06 14:51
Top News – Izraeli dhe SHBA, bashkim ushtarak / Plani i Netanyahut, letra e dërguar në kongres
05/06 14:32
Top News – Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan / CNN: Njësi ushtarake dhe inteligjence gjatë luftës
05/06 14:08
Top News – Droni shpërthen në transmetim live / Gazetarja vrapon për shpëtim, tronditet rumania
05/06 14:04
Top News – Shpërthen droni në Rumani / Lufta e Rusisë vjen në Evropë, tronditet porti i madh
05/06 13:30
Top News – ‘Jashtëzakonisht inteligjent’, ariu në arrati / Hap dritare dhe rubineta
05/06 13:30
Top Channel/ Trump jep 700 milionë dollarë për industrinë e qymyrit: “Është burim i pastër”!
05/06 12:17
Top News – Lamtumirë Google! PE nxjerr jashtë loje motorin e kërkimit-Është amerikan!
05/06 11:44
Top Channel/ Zelensky letër Putinit: Takohemi, e mbyllim këtë punë! Presidenti rus:“I hapur, por..”!
05/06 11:39
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Cfarë do të ofrojë kancelari gjerman Merz?!
05/06 11:30
Top Channel/ Gjermania dhe Franca “non-paper” për BP: Integrimi gradual nuk zëvendëson atë të plotë!
05/06 11:29