40 efektivë të Forcave të Armatosura shqiptare pritet të angazhohen në misionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza. Misioni i efektivëve shqiptarë do të fokusohet në mbështetjen e operacioneve humanitare, monitorimin dhe raportimin e sigurisë. Gjatë diskutimeve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, përfaqësuesi i Forcave të Armatosura, Ernest Resulaj, tha se efektivët shqiptarë do të jenë të pajisur me armatimin dhe pajisjet e nevojshme për misionin. Mbledhja u shoqërua edhe me debate pasi deputetët e opozitës vendosën theksin tek ♪5ështja e sigurisë kombëtare pas masës së sigurisë të lëshuar nga GJKKO ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.