Forcat ukrainase e kanë të vështirë t’i parandalojnë sulmet ruse në qendër të fushëbetejës kyçe në Severodonjeck, por Moska ende nuk e kontrollon qytetin lindor, thonë zyrtarët rajonalë. Severodonjecku dhe qyteti i tij binjak, Lisiçansk, i cili shtrihet përtej lumit Siverski Donjeck, për nga ana strategjike janë të rëndësishëm në përpjekjen e Kremlinit për të kapur rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.