Top News – Ushtria ruse i afrohet Severodonetskut / Luftime nëpër rrugë, qyteti i kthyer në gërmadhë
31/05/2022 11:16

Trupat ushtarake ruse i janë afruar edhe më shumë qendrës së qytetit lindor ukrainas, Severodonjeck. Luftimet lagje për lagje kundër forcave ukrainase, kanë shndërruar qytetin në gërmadha. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se situata në rajonin lindor, Donbas, është “jashtëzakonisht e rëndë”, pasi Rusia ka angazhuar forcën më të madhe ushtarake atje. “Situata në Donbas është shumë e rëndë. Ushtria ruse është duke tentuar të mbledhë forcat në zona të caktuara për të rritur presionin ndaj mbrojtësve tanë. Në Donbas është mbledhur e gjithë forca e ushtrisë ruse”, ka thënë Zelensky në një adresim para popullit në orët e vona të 30 majit. Emri i neo-nazistit rus, Aleksei Michakov, lidhet në mënyrë të besueshme me mizoritë e kryera si në Ukrainë, ashtu edhe në Siri. Fotografi nga arkivi. Leonid Pasechnik, lideri separatist i mbështetur nga Moska në rajonin ukrainas të Luhanskut, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve, TASS se një e treta e Severodonjeckut “është nën kontrollin tonë”, mirëpo se përparimi rus nuk ka qenë aq i shpejtë sa është pritur. Inteligjenca britanike ka konfirmuar më 31 maj se janë duke vazhduar bombardimet në këtë qytet, dhe se luftimet nëpër rrugë besohet se janë duke ndodhur në hyrje të qytetit. “Përparimi ka qenë i ngadalshëm, mirëpo fitore janë arritur”, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj ditor, duke shtuar se synimi politik i Moskës duket se është kontrollimi i gjithë rajoneve Donjeck dhe Luhansk. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë për një media franceze se “çlirimi” i rajonit të Donbasit është “prioritet” për Rusinë.

Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42