Pavarësisht ndërprerjes së internetit, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Mianmar për të protestuar kundër grushtit të shtetit dhe për të kërkuar lirimin e udhëheqëses Aung San Suu Kyi. Këto janë protestat më të mëdha që nga revolucioni i vitit 2007 që mundësoi një tranzicion drejt demokracisë. Në ditën e dytë të protestave kundër juntës ushtarake, njerëzit brohorisnin: “Nuk duam diktaturë ushtarake” dhe “Duam demokraci”.