Top News – Ushtria më e fuqishme në Evropë / Gjermania miraton planin, 260 mijë trupa në 10 vite
14/11/2025 12:08

Koalicioni qeveritar në Gjermani është pajtuar për një plan të ri ushtarak me qëllim të rritjes së numrit të trupave, pas disa muajve të mosmarrëveshjeve mes forcave politike. Plani i ri për shërbimin ushtarak parasheh që të gjithë djemtë 18-vjeçarë të plotësojnë një formular rreth gatishmërisë së tyre për të shërbyer dhe nga viti 2027 do t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor. Ky vendim është marrë teksa Berlini përpiqet të krijojë ushtrinë më të fuqishme konvecionale në Evropë. Shefi i kompanisë më të madhe gjermane në fushën e Mbrojtjes ka bërë të ditur për mediat se beson që synimi mund të arrihet brenda pesë vjetësh. Ligjvënësit pritet ta votojnë këtë plan deri në fund të vitit 2025. Më herët gjatë vitit, shefi i Mbrojtjes në Gjermani, gjenerali Carsten Breuer ka paralajmëruar që aleanca e NATO-s duhet të përgatitet për ndonjë sulm të mundshëm rus brenda katër vjetësh. Kur e kanë formuar koalicionin qeveritar më herët gjatë vitit, konservatorët e kancelarit Friedrich Merz dhe Social-Demokratët e qendrës së majtë janë pajtuar për ta rikthyer shërbimin ushtarak, i cili fillimisht do të jetë në baza vullnetare. Gjermania zotohet se do ta paguajë "pjesën që i takon" për mbrojtje të Evropës

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54