Një urdhër ushtarak izraelit ka bllokuar një familje palestineze në Bregun e okupuar Perëndimor të shkojë në banjën e saj për tre javë, thanë banorët të hënën, pasi tensionet me kolonët aty pranë e shtynë ushtrinë të ndërhynte. Ikhlas al-Hathalin, 42 vjeç, jeton me familjen e saj prej 14 anëtarësh në fshatin Umm al-Kheir, pranë vendbanimit të Karmelit. Shtëpia e tyre ndodhet pranë konteinerwve që kolonët izraelitë i instaluan më pak se 100 metra larg, vitin e kaluar.