Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se një forcë shumë e madhe duhet të qëndrojë në gaza në të ardhmen e afërt për të parandaluar që grupi militant Hamas të rikthehet, pas luftës, por presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se pushtimi i gazës do të ishte një gabim i madh. “Nëse ne tërhiqemi pas, atëherë kush do ta ketë kontrollin? Ne nuk mund të lejojmë një vakuuam. Ne duhet të mendojmë për mekanizmat e mundshëm: ka shumë ide të hedhura në tryezë”, tha Herzog në një intervistë me Financial Times.