Top News – Ushtria i vë ‘aksidentalisht’ zjarrin pyllit…Po bënte stërvitje me lëndë shpërthyese
17/01/2025 13:29

Zjarrfikësit dhe helikopterët po luftojnë me flakët në një pyll, në një ishull japonez, me raportet e mediave që thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga stërvitjet ushtarake që po kryheshin aty pranë. Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuesit publik NHK treguan zjarrin që digjej në një kodër të pyllëzuar në rajonin perëndimor të Hiroshimës dhe tymin që ngrihet në qiell. Zjarri vjen pas lëshimit të një paralajmërimi për mot të thatë në Hiroshimën jugore pas një periudhe të gjatë pa reshje shiu, me banorët që u këshilluan të kenë kujdes të shtuar kur ndezin zjarre. Pylli është i rrethuar nga një poligon qitjeje i operuar nga Forcat Detare të Vetë-Mbrojtjes, e cila po kryente një "stërvitje me eksplozivë rreth orës 9:30 të mëngjesit", tha një zëdhënës. "Po përdorej baruti për stërvitjen," tha zyrtari duke shtuar se ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse eksplozivi e ka shkaktuar zjarrin. Rreth 60 zjarrfikës dhe katër helikopterë u mobilizuan për të shuar zjarrin, i cili ka përfshirë të paktën dy hektarë pyll. Nuk është raportuar për të lënduar, por autoritetet u kanë kërkuar afro 150 banorëve në një shtëpi të të moshuarve aty pranë që të evakuohen. Japonia pa në vitin 2024 vitin e saj më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1898.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21