Pasi Serbia i dorëzoi zyrtarisht kërkesën NATO për rikthimin e trupave në Kosovë, Prishtina zyrtare ka paralajmëruar Beogradin se ushtria është gati të mbrojë vendin në cdo pëllëmbë të territorit. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë në çdo cep të territorit të vendit në rast nevoje dhe përshkallëzimi tensionesh. Duke folur gjatë konferencës së fundvitit për mungesën e pranisë së ushtarakëve të Kosovës në veri, ministri deklaroi se përmes mandatit dhe ligjeve të Kosovës, FSK është e dedikuar për të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës.