Ushtria izraelite ka publikuar orar të ri për civilët në Gaza, të cilët i ka urdhëruar të largohen drejt jugut. Banorët do të mund të largohen prej orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 13:00 nëpër rrugët e përcaktuara më parë, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë izraelite në platformën sociale X. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se nuk do t’i sulmojë ato rrugë përgjatë orarit të lejuar për evakuim.