Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Bosnjes Hercegovinës ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë dhe sigurisë në baza dhe reparte pas një mesazhi anonim që ka marrë dy ditë më parë. Masat përfshijnë përforcimin e perimetrave të sigurisë, ndalimin e hyrjes së produkteve ushqimore nga jashtë, kontrollin e rreptë të ushqimeve dhe të personelit aktiv të ushtrisë gjatë hyrje daljeve nëpër baza, reparte dhe zyrat qendrore të ushtrisë.