Komanda Veriore e SHBA-s dhe Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (NORAD) po monitorojnë nga afër një nëndetëse ruse që u shfaq në afërsi të Alaskës më 27 gusht. "Ne ndjekim nga afër anijet me interes, përfshirë anijet e huaja detare ushtarake, në zonën tonë të përgjegjësisë", tha Komanda Veriore e SHBA-së në rrjetin social Twitter.