Komanda e Forcave Operacionale Speciale të shteteve të bashkuara të Amerikës, e cila operon për Europën, do të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se selia e re u bë e mundur falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal. Lidhur me këtë çështje, kryeministri Edi Rama ka falenderuar diplomaten amerikane, Yuri Kim si dhe ka nënvizuar aleancën e fortë që Shqipëria ka me NATON dhe SHBA.