Ushtria amerikane po përpiqet të mësojë më shumë për fatin e një ushtari amerikan i cili kaloi në mënyrë të paautorizuar kufirin mes koreve duke hyrë në korenë e veriut e duke e zhytur Uashingtonin në një krizë të re në marrëdhëniet e tij me shtetin e armatosur me armë bërthamore. Ushtria amerikane e identifikoi ushtarin si Travis King, që iu bashkua asaj në 2021 dhe përballej me masa disiplinore. Ndërsa ishte në një turne orientues në zonën e përbashkët të sigurisë në kufirin mes dy koreve, King kaloi në anën koreanoveriore me vullnetin e tij dhe pa autorizim, tha sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin.