Ushtria shqiptare ka shtuar dhe intensifikuar stërvitjet e saj, ndërsa trupat janë çdo ditë në terren. Pak ditë më parë u publikuan pamjet nga stërvitja e zhvilluar në Pashaliman, ndërsa tashmë, po kryhet në Rrogozhinë. Batalioni I Pari i Këmbësorisë u testua në det, më pas fushë dhe mal. Gjithashtu vijoi dhe praktikimi me armët.