Agjencitë e inteligjencës amerikane njoftuan të dielën se luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe se kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, kur temperaturat arrijnë në të dyja vendet, nën zero Megjithatë, drejtoresha e inteligjencës amerikane, Avril Haines thotë se nuk ka të dhëna se ka zbehje të rezistencës nga ana e forcave ukrainase. Ajo tha se të dyja palët po tentojnë të rifurnizohen për kundërsulmet në pranverë.