Top News/ Ushtarët izraelitë hedhin trupat nga çatia, ushtria nis hetimin
20/09/2024 15:16

Gjatë një aksioni të enjten, në qytetin Qabatiya, në bregun e okupuar perëndimor, disa ushtarë izraelitë janë filmuar teksa shtynin tre trupa, në dukje të pajetë, nga catia. Episodi, i cili tani po hetohet nga ushtria, është i fundit në një seri shkeljesh të supozuara nga ana e forcave izraelite që nga fillimi i luftës me hamasin, që sipas grupeve për të drejtat e njeriut dëshmojnë një përdorim të tepruar të forcës ndaj palestinezëve. Sipas të përditshmes izraelite haaretz, ushtria ka deklaruar se bëhet fjalë për një incident të rëndë që bie ndesh me vlerat tona, duke shtuar se incidenti është në fazë hetimi. Agjencitë e huaja të lajmeve, nuk kanë mundur të konfirmojnë menjëherë identitetin apo vendndodhjen e trupave të hedhur nga catia, dhe as numrin total të viktimave si pasojë e aksionit izraelit në qytet, të enjten. Izraeli tha se trupat e tij kishin vrarë shtatë militantë të enjten, mes të cilëve katër në shkëmbime zjarri në terren dhe tre në një sulm ajror mbi një makinë me militantë që kishin hapur më herët zjarr mbi trupat. Sipas ligjit ndërkombëtar, ushtarët duhet të sigurohen që trupat e pajetë, përfshirë ata të luftëtarëve armiq, të trajtohen me dinjitet. Kur tërhiqen nga operacionet e tyre, ushtarët izraelitë zakonisht lënë pas cdo palestinez të vrarë në luftime. Rrallë herë ushtria i merr trupat e pajetë në izrael. “Nuk ka asnjë nevojë ushtarake për ta bërë këtë. Është vetëm një mënyrë mizore e trajtimit të trupave të palestinezëve”, tha Shaun Jabarin, drejtor i grupit palestinez të të drejtave të njeriut, Al Haq, pas publikimit të pamjeve. Ndërsa vëmendja e botës është fokusuar tek lufta shumë më vdekjeprurëse në gaza, dhjetëra palestinezë janë vrarë, plagosur dhe arrestuar në bregun perëndimor, ku ushtria izraelite ka muaj që kryen operacione. Mbi 700 palestinezë në bregun perëndimor janë vrarë nga zjarri izraelit që kur lufta në gaza nisi, më 7 tetor, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Pjesa veriore e bregut perëndimor ka parë dhunën më të rëndë që nga fillimi i luftimeve.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20