Autoritetet ukrainase e kanë gjetur veten nën polemika pasi foto zyrtare në të cilat shiheshin ushtare femra që bënin prova për një paradë, me taka, u bënë publike. Ukraina po përgatitet të mbajë një paradë ushtarake muajin e ardhshëm për të shënuar 30 vitet e pavarësisë, pas shpërbërjes së bashkimit sovjetik dhe ministria e mbrojtjes, publikoi foto të ushtareve femra, të lodhura nga vapa, që marshonin me këpucë me taka.