Top News – Ushtarë për të mbrojtur Greenlandën / Gjermania e Britania plane për një mision të NATO-s
12/01/2026 11:54

Gjermania po planifikon të krijojë një operacion të përbashkët të NATO-s në Arktik në një përpjekje për të bindur Donald Trump të mos aneksojë Groenlandën. Misioni "Arctic Sentry" për të monitoruar kërcënimet në rajon mund të modelohet sipas operacionit "Baltic Sentry" të NATO-s, i cili filloi vitin e kaluar për të kundërshtuar aktivitetin armiqësor dhe për të mbrojtur infrastrukturën në Detin Baltik, thanë burime për Bloomberg. Trump ka kërcënuar se do të përdorë edhe forcën ushtarake nëse do të jetë e nevojshme për të marrë kontrollin e territorit autonom të pasur me minerale të Danimarkës, një anëtare e NATO-s. Paralajmërimet e presidentit amerikan, veçanërisht pas sulmit të SHBA-së ndaj Venezuelës, kanë ngjallur shqetësime mes udhëheqësve evropianë dhe brenda NATO-s. Doëning Street po ashtu ka qenë në bisedime me aleatët evropianë ditët e fundit në lidhje me vendosjen e një force ushtarake në Groenlandë. Planet, ende në një fazë të hershme, mund të përfshijnë ushtarë, anije luftarake dhe aeroplanë britanikë që do të përdoren për të ruajtur ishullin. Evropa shpreson se një plan i tillë do të ishte i mjaftueshëm për të bindur Trumpin që të heqë dorë nga pretendimi i tij për të marrë nën kontroll territorin. Të dielën, Lars Klingbeil, zëvendëskancelari i Gjermanisë, i kërkoi SHBA-së të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin e Groenlandës. "Është vetëm çështje e Danimarkës dhe Groenlandës, ato mund të vendosin për të ardhmen e Greenlandës," tha Klingbeil. Trump ka këmbëngulur vazhdimisht se SHBA-të duhet të "zotërojnë" Greenlandën, duke përmendur arsye sigurie. Të premten, ai tha se Moska ose Pekini do ta pushtojnë ishullin nëse ai nuk e bën këtë, duke këmbëngulur se "nuk do që të ketë Rusinë ose Kinën si fqinj". Ai ka thënë vazhdimisht, pa prova, se anijet ruse dhe kineze operojnë pranë ishullit, gjë që Danimarka e kundërshton.

Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45
Top News – Erdogan mbyll median. ‘Bën propagandë për LGBTQ+, shkatërrojnë familjen’
30/09 20:45
Top News- Si u shmang tragjedia dhe sulmi me thikë në kabinën e pilotit, çfarë ndodhi?
30/09 20:05
Top Channel/ Sulm terrorist, Netanyahu: Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte avionin Dubai-Izrael
30/09 19:59
Top News – Irani merr përgjigje nga SHBA / Propozoi kthimin e armëpushimit, Trump ‘hesht’
30/09 18:14
Top News – Nafta e Irakut në dorën e SHBA / Trupat u larguan por Uashingtoni kontrollon të ardhurat
30/09 15:22
Top Channel/ Anglia do të rikthehet në BE? Burnham:”Marrëveshja post-Brexit bëri shumë dëme”!
30/09 15:22
Top News – Në shënjestër të ‘paparacëve’ / Fëmijët e Princit Harry ‘ndiqen’ në shkollë
30/09 15:18
Top News – Burnham paralajmëron rikthim në BE: BREXITI shkaktoi më shumë dëm se sa dobi
30/09 15:07
Top Channel/ Avioni i “Flydubai”, dalin detaje të reja: Ndihmëspiloti qëlloi kapitenin me thikë!
30/09 15:06
Top News – Heq dorë nga S-400 për F35-at / Erdogan ‘mërzit’ Rusinë, Kremlini: E marrim mbrapsht
30/09 15:05
Top News – ‘Menduam se nuk do dilnim gjallë’, tmerr në bord, ndihmës piloti godet me thikë kapitenin
30/09 14:54
Top News – Trump i quan ‘komunistë’ / Demokratët kundërshtojnë etiketimin: Jemi kapitalistë
30/09 14:28
Top News – Paralajmërim bërthamor për NATO-n / Rusia ‘tregon dhëmbët’: Mos prekni Kaliningradin
30/09 14:25
Top News – Irani, mesazh zgjedhësve amerikanë: ‘Votoni kundër aleatëve të Trumpit në Kongres’
30/09 14:12
Top Channel/ Greqia rrit ndihmën për naftën/ Subvencioni për dieselin bëhet 15 cent për litër
30/09 12:27
Top Channel/ “Nuk e marr rrogën si president”, ankohet Trump: “Askush nuk më falenderon”!
30/09 12:08
Top News – IA tregon si të ndërtosh armë biologjike / Kina lëshon alarmin, fillon hetimi i brendshëm
30/09 11:59
Top News – Alarm në avionin nga Dubai në Tel Aviv / Përleshen pilotët në kabinë, tentoi ta rrëzonte
30/09 11:57