Matja sipas metodologjisë së Eurostat e inflacionit në vendin tonë tregon se në muajin shtator çmimet u rritën me 4.9 për qind, po aq sa në vendet e Bashkimit Europian. Shifrat provojnë se rënia e çmimeve në Shqipëri ka qenë më e ngadaltë se ato në tregun europian. Të dhënat tregojnë se në janar, inflacioni në vendet e Bashkimit Europian ishte gati 10 për qind, ndërsa në Shqipëri 7.2 për qind.