Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka porositur zyrtarët maqedonas se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian varet nga ndryshimet kushtetuese. Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të hënën në Shkup, shefja e KE-së tha se ndodhet në Maqedoninë e Veriut që Kovaçevskit dhe qytetarëve të këtij vendi t’iu përcjellë mesazhin se “janë në rrugën e duhur për t’iu bashkuar BE-së dhe se BE-ja mezi pret që t’i shohë në mesin e saj”.