Top News – Urimi i kryeparlamentarit/ Të treten kujtimet e vitit të thyer
31/12/2020 13:08

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e vitit të ri 2021. Ruçi uron që pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë. Ai shprehet në mesazhin e tij se shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen. “Pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë. 2020 u thye sa pa nisur mirë, për shkak të pandemisë që pushtoi globin. Pas dy muajve normal, dhjetë të tjerët ishin një sfidë e vështirë që ndodh njëherë në shekull. Por shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen. Ekonomia mbijetoi në saj të sakrificave të fermerëve, ndërtuesve dhe turizmit. Sistemi shkollor mbijetoi në saj të përkushtimit të mësuesve, nxënësve, studentëve e prindërve. Sistemi shëndetësor u bë avangarda e shërbimeve publike dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzore, në saj të titanizmit të mjekëve e infermierëve, këtyre promethenjve të shëndetit. Për të gjithë shpreh sot mirënjohjen dhe urimet e mia më të përzemërta. Dashuria njerëzore, solidariteti dhe humanizmi u shfaqën si rrallë ndonjëherë në historinë tonë dhe të njerëzimit. Të goditur, por të paepur; të mbyllur në vatrat familjare, por me zemra të hapura; të prekur në të ardhurat e kursimet, por jo në bujarinë tonë; të kufizuar nga kënaqësitë e jetës, por optimistë se po hyjmë në një vit që do të jetë i bukur sepse do të jetë normal. Le t’i lemë të treten kujtimet e vështirësive që kaluam dhe të gëzojmë se në horizont po duken ditë të bukura për të gjithë!”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Top Channel/ Tmerr në Lushnje, shpërthen në flakë paneli elektrik në një bllok pallatesh, 5 të asfiksuar
26/08 23:04
Top Channel/ Vijon situata kritike nga zjarri në Vlorë, thirrja urgjente për banorët
26/08 22:25
Top Channel/ Gjendje alarmante në Lushnje! Pallati në flakë, thuajse 10 persona dërgohen në spital
26/08 22:14
Top News- Luftë e ashpër me flakët në Vlorë, zjarri përpin të gjithë pyllin
26/08 22:00
Top News- Makina përplas biçikletën/ Humb jetën 50-vjeçarja, shoqërohet shoferi
26/08 21:57
Top News- Aksident i rëndë në Korçë, makina merr para 50-vjeçaren, humb jetën
26/08 21:53
Top Channel/ Zjarr në një pallat në Lushnje! Panik për banorët, dalin me urgjencë nga ballkonet
26/08 21:50
Top News- Zjarri në Vlorë jashtë kontrollit/ Përkeqësohet situata, vijon ndërhyrja nga ajri
26/08 21:30
Top Channel/ Aksident tragjik në Korçë, humb jetën këmbësorja
26/08 21:23
Top News- Situatë kritike në pyllin e Poros, flakët jashtë kontrollit, zona e pushtuar nga tymi
26/08 19:33
Top Channel/ Zjarri në pyllin e Poros, jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata
26/08 19:14
Top News- Arrestohen dy vëllezërit në Itali/ ‘The Wanted’, pritet ekstradimi në Shqipëri
26/08 17:54
Top News- Humbën jetën nga aksidenti tragjik/ Përcillen në banesën e fundit dy motrat Dhimaku
26/08 16:31
Top Channel/ Drama e familjes që humbi 2 vajzat në aksident! Kërkohet ndihmë për djalin me leuçemi
26/08 15:53
Top Channel/ Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, për shuarjen e flakëve edhe dy helikopterë
26/08 15:41
Top Channel/Reagimet nga Presidenti Begaj dhe kreu i Kuvendit Spiropali për zgjedhjen e Dimal Bashës
26/08 15:07
Top Channel/ Nga zyra e Eliot Engel, tek Gjykata Federale e SHBA-së, kush është Dimal Basha!
26/08 15:05
Top Channel/ 59 dështime, zgjidhet kryeparlamentari i Kosovës: Cilat parti të opozitës “tradhtuan”!
26/08 15:02
Top News- Zjarr i madh në Lezhë/ Digjet pjesësisht lokali i dasmave, nuk ka të lënduar
26/08 14:58
Top News- A do të jetë Gazment Bardhi kryetar grupi? Berisha orienton votën por…
26/08 14:57