Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, vetëm pak orë pas ndërrimit të viteve, uroi gjithë qytetarët shqiptarë ‘Gëzuar vitin e ri 2022’. Teksa u përshëndet me efektivët e policisë, të cilët natën ndërrimit të viteve, ishin në krye të detyrës, Nano nënvizoi se pas festimeve, çdo gjë do të vijojë si normalisht, ku masat anti-Covid dhe përforcimet e tjera do të rihyjnë në fuqi.