Top News – Urdhërohet nga SPAK/ Kontrolle Blic në banesat e të fortëve në Nikël
22/01/2021 15:56

RENEA ka zhvilluar një aksion blic me urdhër të SPAK në shtëpitë e 7 të fortëve në Fushë-Krujë, aksion ky qw vjen pak ditë pasi Top Story zbuloi ekskluzivisht se banda e Niklës ka qenë një prej grupeve të dyshuara për eliminimin e bankierit Artan Santo, edhe pse nuk ka ende njw deklarim zyrtar qw tw konfirmojw kwtw lidhje. Kontrolle u ushtruan në banesat e Durim Bamit, Valter Bamit, Bedri Hakës, Marklen Hakës, Gentjan Koçit, Ylli Çangut dhe Ervin Kodrës. Kontrollet, për të cilat policia thotë se janë gjetur prova, janë zhvilluar në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Siç konstatohet në dosjen hetimore, pikërisht dy prej pjestarëve të këtij grupi që u goditen kete te premte nga RENEA, janë mbajtur nën vëzhgim gjatë hetimeve për vrasjen e bankierit Artan Santo, edhe pse ende nuk janë gjetur prova bindëse. Bëhet fjalë për Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, dhe Mariglen Hakën, të cilët i janë nënshtruar vazhdimisht përgjimeve telefonike dhe atyre ambientale. Ashtu si edhe ne operacionin e fundit, kur policia njoftoi kete te premte se gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal, sakaq nga burimet mesohet se gjate ketyre kontrolleve, nuk u gjeten ne banese disa prej personave qe kerkoheshin nga SPAK, mes tyre edhe Durim Bami dhe Marklen Haka. Një prej grupeve që dyshohet për ekzekutimit e bankierit, ngjarje e cila është ende e pazbardhur, është edhe grupi i të fortëve të Niklës. Gazetari Artan Hoxha dha gjatë emisionit të Top Story, kushtuar vrasjes së bankierit, indicie për një prej personave të dyshuar si ekzekutor, konkretisht për Enver Stafukën.

Top Channel/ Prangosen “skifterët” shqiptarë dhe britanikja, zbulohen grabitjet me vlerë 1 mln paund
04/07 22:50
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI Shqiptare, 2.4 km vrap dhe pompa pwr shefin e ri i BKH
04/07 22:24
Top News – Aksident tragjik në Shkodër. Kamioni përplas familjen, ndërron jetë 37 vjeçari
04/07 22:19
Top Channel/ Durrës, PD humb më shumë se PS/ Rinumërimi, ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota
04/07 22:19
Top News – Apeli pranon kërkesën e SPAK. Ashpërsohet dënimi për tre të akuzuar për drogë
04/07 19:49
Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07 19:48
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI shqiptare, shefi i ri i BKH duhet të jetë edhe… atlet!
04/07 19:43
Top News – Alibej përballet me Dervishajn. Plani i hakmarrjes dhe atentati ndaj ish prokurorit
04/07 19:33
Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14