Top News – Urdhër për më shumë vaksina/ Biden-nëse teprojnë i ndajmë me të tjerët
11/03/2021 12:09

Presidenti Joe Biden udhëzoi administratën e tij të sigurojë 100 milion vaksina të tjera me një dozë Johnson & Johnson për të rritur rezervat e SHBA në rast të "sfidave të papritura" gjatë pandemisë. Urdhri i Shtëpisë së Bardhë vjen ndërsa ajo përpiqet të shpejtojë procesin e imunizimit për të frenuar përhapjen e COVID-19, i cili vetëm në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar më shumë se 528,000 vdekje. Presidenti Biden e bëri njoftimin në një takim me shefat ekzekutivë të kompanive J&J dhe Merck. Firma Merck ka rënë dakord të hyjë në partneritet me J&J për të prodhuar vaksinën e vet. "Ne kemi nevojë për një fleksibilitet maksimal. Ekziston gjithmonë mundësia që të hasim në sfida të papritura," tha zoti Biden. "Shumë gjëra mund të ndodhin, shumë gjëra mund të ndryshojnë prandaj duhet të jemi të përgatitur." Presidenti ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara do të kenë furnizime të mjaftueshme për të vaksinuar popullatën e SHBA deri në fund të majit. Por Shtëpia e Bardhë po kërkon të ketë më shumë doza në dispozicion. Nëse vendi do të ketë sasi shtesë, ato do të ndahen me të tjerët, tha Biden. "Nëse kemi tepricë, do ta ndajmë me pjesën tjetër të botës," tha ai. Shtetet e Bashkuara kanë paguar tashmë mbi 1 miliard dollarë për 100 milion doza vaksine J&J dhe kanë alternativën për të blerë një shtesë prej 200 milion dozash. Shtetet e Bashkuara i miratuan vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna në dhjetor dhe këto kompani kanë vazhduar punën për të rritur prodhimin që nga ajo kohë. Pfizer dhe Moderna janë zotuar ta furnizojnë vendin me 120 milion dhe 100 milion doza përkatësisht, deri në fund të marsit. Ato kanë rënë dakord për 300 milion doza secila deri në fund të korrikut.

Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
DIGITALB DIGITALB