Top News – Urdhër-arreste për ministrat e Netanyahut që po spastrojnë Bregun Perëndimor
17/05/2026 21:11

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka nxjerrë të tjera urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të lartë izraelitë. Gazeta izraelite Haaretz shkruan se urdhër-arrestet janë lëshuar për një numër të paspecifikuar personash. Një burim diplomatik tha për Haaretz se urdhër-arrestet synojnë dy politikanë izraelitë dhe dy zyrtarë ushtarakë dhe se koha e lëshimit të kërkesës për arrestimin e tyre nuk dihet ende. Ky zhvillim i shtohet urdhër-arresteve të njohura më parë të lëshuara në nëntor 2024 për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe vjen mes raportimeve të mëparshme se prokurorët kanë shqyrtuar ndjekjen e rasteve që përfshinin Ministrin e Financave Bezalel Smotrich dhe Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir. The Ëall Street Journal raportoi një vit më parë se Kryeprokurori i GJND-së Karim Khan planifikonte të lëshonte urdhër-arreste për Ministrin e Financave Bezalel Smotrich dhe Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir. Sipas raportit, Khan po hetonte rolin e ministrave në zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe nëse kjo shkelte Konventat e Gjenevës, të cilat u ndalojnë vendeve spastrimin etnik në territoret që pushtojnë. Khan është pezulluar përkohësisht nga pozicioni i tij, në dritën e një ankese kundër tij se ai sulmoi seksualisht një nga punonjësit e gjykatës. Aktualisht tetë vende kanë ndaluar Ben-Gvir dhe Smotrich të hyjnë në territoret e tyre. Lista nis me Slloveninë, Australinë, Kanadanë, Holandën, Norvegjinë, Belgjikën, Spanjën dhe Zelandën e Re.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58