Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar pas kërkesës së Serbisë, për ndaljen e veprimeve të Prishtinës, lidhur me nisjen e ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Në një reagim, ambasada gjermane, shprehet se thirrjet ndaj uljes së veprimeve duhet të vlejnë për të dyja palët dhe se Beogradi duhet të bëjë më shumë në uljen e tensioneve me Kosovën.