Top News/ Uragani përbindësh zbarkon në Florida / Erëra vdekjeprurëse, miliona njerëz në rrezik
10/10/2024 11:50

Uragani Milton ka zbarkuar në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër Helene, që ka lënë mbi 230 njerëz të vdekur. Edhe të enjten është raportuar për të vdekur në qarkun Shën Lucia, në brigjet lindore të Floridas, ndonëse numri nuk është bërë i ditur. Erërat e stuhisë Milton kanë arritur në deri 160 kilometra në orë, dhe zona e Tampas është goditur direkt. Stuhia më pas ka goditur edhe pjesën jugore afër Sarasotas, në jug të Tampas. Situata në rajonin e Tampas është emergjente për shkak të niveleve të rritura të ujit. Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Florida. Rreth 125 shtëpi janë shkatërruar para se uragani të zbarkonte, shumica prej tyre shtëpi mobile për të moshuarit, ka thënë Kevin Guthrie, drejtor i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave në Florida. Çatitë e fabrikave janë shkatërruar dhe shumë vinça janë përplasur në tokë. 90 minuta pas zbarkimit, uraganit i ka rënë fuqia në kategorinë e dytë dhe më pas në të parën. Kjo nënkupton që fuqia e erërave ka rënë në rreth 65 kilometra. Më vonë gjatë ditës së enjte ky uragan pritet të godasë edhe rajonin e Orlandos. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Milton do të jetë “ndër uraganet më shkatërruese të shekullit”. Prej mëngjesit të së mërkurës, Milton ka lëvizur i shoqëruar nga erëra me shpejtësi maksimale e të qëndrueshme prej rreth 249 km/h.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00