Top News/ Uragani Milton sjell tornado të frikshme /’Ndëshkon’ Floridën, shkatërron shtëpi dhe rrugë
10/10/2024 15:30

Uragani Milton përshkoi të gjithë Florida të enjten, duke sjellë me vete tornado vdekjeprurëse, duke shkatërruar shtëpi dhe duke ndërprerë energjinë për më shumë se 3 milionë abonentë, por zona metropolitane e Tampa Bay duket se shpëtoi nga përmbytjet katastrofike që ishin parashikuar. Autoritetet ende presin që niveli i ujërave të rritet, por deri më tani, ai ka qëndruar nën atë që shkaktoi uragani Helene, dy javë më parë. Stuhia goditi bregun perëndimor të Floridës të mërkurën në mbrëmje si një uragan i kategorisë 3 në shkallën Saffir-Simpson me pesë shkallë, me erëra të qëndrueshme prej 205 km/h. Ndërsa mbetej një stuhi e rrezikshme, ajo ishte më pak e dhunshme se uragani i rrallë i kategorisë 5 që kishte kërcënuar shtetin ndërsa udhëtonte mbi Gjirin e Meksikës drejt Floridës. Të paktën dy viktima u raportuan në një komunitet pensionistësh pas një tornadoje që goditi Fort Pierce në bregun lindor. Milton u dobësua ndërsa preku tokën, duke rënë në një uragan të kategorisë 1 me erëra të qëndrueshme prej 145 kilometrash në orë ndërsa arriti në bregun lindor të gadishullit, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis kishte shpresuar që zona e Gjirit të Tampas, shtëpi e 3 milionë njerëzve, do të mund të shmangte dëmet e mëdha. Dhe kjo duket se ndodhi pavarësisht se uragani la gjurmët e tij. Era e fortë e tij shkuli catinë e Tropicana Field, stadiumit të ekipit të bejsbollit Tampa Bay Rays. Erërat rrëzuan gjithashtu një vinç të madh ndërtimi në Shën Petersburg.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00