Erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm po godasin Haëaiin pasi uragani Lala i kategorisë së parë kaloi pranë Ishullit të Madh të shtunën. Guvernatori i Havait, Josh Green, tha se Lala iu afrua "zonës South Point", ku një person vdiq pas një aksidenti me makinë. Lala u forcua të shtunën pasi gjeneroi shpejtësi ere me 130 km/orë. Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe zyrtarët i kanë paralajmëruar njerëzit të përgatiten për kushte “kërcënuese për jetën”, duke përfshirë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.