Top News – Uraganë edhe në hapësirë/ Fenomeni fiksohet nga satelitët mbi polin e veriut
05/03/2021 14:31

Për të parën herë, një fenomen astrologjik i quajtur Uragan hapësinor është pikasur në atmosferën e sipërme të tokës, disa qindra kilometra mbi polin e veriut. Për sa i takon formimit, një uragan hapësinor ka shumë ngjashmëri me uraganët që ne kemi parë në tokë. Ata janë një masë energjie që vërtitet përreth, por që në vend që të lëshojnë ujë në formë shiu, lëshojnë elektrone. Në një deklaratë të universitetit të Readingut, profesori Mike Lockwood, shkencëtar i hapësirës, thotë: Deri më tani, nuk ishim të sigurt që uraganët hapësinor ekzistonin, ndaj vërtetimi i tyre me një provë të tillë, është diçka e pabesueshme. Zbulimi është kaq domethënës për shkak se ka ndodhur në atmosferën e sipërme, duke provuar që uraganët dhe elementë të tjerë të motit ekstrem që ne përjetojmë në tokë, nuk janë ekskluzivitet i sistemit tonë diellor. Uraganët janë parë edhe në atmosferën e ulët të Marsit, Jupiterit dhe Saturnit po ashtu. Ata ndodhin pranë sipërfaqes së planetit- psh, uraganët në tokë zakonisht krijohen mbi pjesë të ngrohta uji. Kur ajri i lagësht ngjitet lart, ai krijon një fushë presioni të ulët pranë sipërfaqes që thith ajrin përreth duke shkaktuar erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Por ekzistenca e uraganëve hapësinorë, në atmosferën e sipërme të një planeti, nuk ishte konfirmuar më parë.

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54