Rusia ka shtruar masat e sigurisë në urën e saj të vetme që e lidh me Krimenë pas shpërthimit të madh që shkatërroi një pjesë të saj, të shtunën. Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar tani shërbimin federal të sigurisë, FSB, që të mbikqyrë lidhjen e rëndësishme me gadishullin e aneksuar. Ura është po ashtu edhe një simbol i aneksimit rus të krimesë në 2014-ën. Shpërthimi ndërkohë, sipas hetuesve rusë, i mori jetën tre personave.