Top News/ Universiteti Mesdhetar tryezë për turizmin me studentët e Lincoln University
05/03/2024 20:50

Universiteti Mesdhetar tryezë për turizmin me studentët e Lincoln University Angjeli: Programi “Menaxhim dhe Marketing i Turizmit “ ndër më të kërkuarit nga të rinjtë Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë mirëpriti sot 2 profesorë dhe 18 studentë të Lincoln University nga Britania Madhe. Këta studentë pjesë e programit ndërkombëtar morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët së bashku me studentë e pedagogë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ku u diskutua rreth turizmit në Shqipëri dhe rajon.