Nga data 27 korrik deri më 1 gusht, maturantët do të kenë mundësinë të aplikojnë online ku do të përzgjedhin universitetin dhe programin e studimit për vitin e ri akademik. Rektori iUniversiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Prof.Dr Adrian Civici i bën thirrje të gjithë maturantëve që te zgjedhin Mesdhetarin si preferencën e tyre të parë. Rektori gjithashtu theksoi se deri ne 15 gusht Universiteti Mesdhetar ofron tarifa te reduktuara per kandidatet ne te gjitha programet. Universiteti Mesdhetar i Shqiperise ka mbi 3500 studente dhe do te mireprese ne tre ciklet e studimit mbi 1500 te tjere ne 4 fakultete per vitin e ardhshem akademik