Në kuadër të sesionit hapës të “World Jurist Association – Albania 2026”, u zhvillua në Tiranë ceremonia e akordimit të titujve “Doctor Honoris Causa” nga disa prej universiteteve kryesore në vend. Në këtë aktivitet morën pjesë Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti i Arteve, të cilët vlerësuan personalitete të njohura kombëtare e ndërkombëtare për kontributin e tyre.