Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pasur një rritje të interesimit, me 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar dhe në mesin e studentëve të pranuar ka edhe nga diaspora. Rektori i këtij universiteti, Arben Hajrullahu tha se ky është lajm i mirë dhe dëshmon punën e madhe që bëhet në Universitetin e Prishtinës.