Universitetet britanikë janë në momentin e vet më të keq. Pothuajse tre të katërtat e tyre pësuan një rënie të ndjeshme në tabelën botërore të përpiluar nga grupi kërkimor QS. I vetmi që kishte përmirësim, ishte Imperial College London, që mezi u ngjit në pozicionin e tetë. Universiteti i Oksfordit ra nga vendi i katërt në të pestin, ndërsa ai i Cambridge renditet në vendin e shtatë të 20-tëshes të cilën dikur e dominonin. Ky është i katërti vit me radhë që universitetet britanike “rrëshqasin” në klasifikimin ndërkombëtar të më të mirëve dhe faji për këtë duket se rëndon mbi situatën e krijuar pas Brexit-it, rrudhjes së buxheteve dhe shtrirjes së pakontrolluar. Hartuesit e listës megjithatë ia atribuojnë këtë rënie edhe mësimdhënies së dobët, dhe reduktimit të kërkimeve shkencore.