Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi udhëtimin për në Theth me automjet për të hyrë live në rrjetet sociale, ku mes të tjerave u ktheu përgjigje edhe komentuesve në llogaritë e tij. Njëri prej tyre hodhi akuza ndaj kreut të Qeverisë, ndërsa Rama iu përgjigj se ai “punonte për të dhe për familjen e tij dhe jo për veten”.